Report Tv” ka siguruar një tjetër video ekskluzive, që tregon lëvizjet e grabitësve të 1 milion eurove në aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas. Pamjet janë regjistruar nga kamerat vëzhguese të një biznesi në rrugën nacionale Rinas-Fushë-Prezë, afërsisht 3 km në veriperëndim të aeroportit.
Ato janë administruar nga policia, nëpërmjet të cilave hetuesit kanë ndërtuar skemën e lëvizjes së autorëve pas grabitjes në Rinas. Kjo është video e dytë e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv pas asaj të momentit kur grabitësit hapin portën e aeroportit "Nënë Tereza" dhe futen në brendësi të pistës ku edhe kryejnë grabitjen. Në po të njëjtën video, është fiksuar dhe momenti kur "Benzi" i grabitësve del nga aeroporti përmes të njëjtëzs portë ku edhe u futën.
Kamerat kanë fiksuar një moment prej 9 sekondash të largimit të "Benzit" me autorët drejt aeroportit të Rinasit, e regjistruar në orën 14:24 minuta. Ata kanë kryer grabitjen dhe në kthim sërish kjo kamera ka fiksuar mjetin i cili po i drejtohet vendit ku dhe u dogj 9 minuta më pas, saktësisht në orën 14:34 minuta.
Por duhet theksuar se ora e kamerës nuk korrespondon me orën reale kur ka ndodhur grabitja. Kamera e aeroportit të Rinasit ka fiksuar pikërisht orën 14:24 minuta si momentin kur grabitësit thyen portën e sigurisë.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, duket qartë mjeti i grabitësve i cili vjen nga një rrugë e fshatit Fushë-Prezë dhe futet në rrugën e Rinasit. Shpejtësia e mjetit duket se është relativisht e lartë për kategorinë e rrugës ku ai është duke lëvizur.
Edhe futja e tij në rrugën drejt Rinasit, bëhet në mënyrë të shpejtë. Pak minuta pasi vetura doli nga kjo rrugë, ndodhi grabitja në aeroportin e Rinasit, ku u morën afërsisht 1 milion euro.
Siç tregojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, "Benzi" kthehet nga grabitja dhe i gjithë ky interval kohor i fiksuar në kamera është 10 minuta.
Vetura ka marrë në të majtë, në drejtim të fshatit Fushë-Prezë, në një rrugë të shtruar me asfalt.
Pasi ka ecur rreth 600 metra, mjeti është futur sërish majtas në një rrugë të shtruar me çakull, ku edhe është djegur. Në këtë kohë aty ka qenë duke pritur një furgon Mercedez-Benz, që është përdorur në fazën e dytë të grabitjes.
Me të personat janë larguar duke ecur në drejtim të fshatit Fushë-Prezë për të dalë më pas në fshatin Gjeç-Fushë dhe në vijim në drejtim të fshatit Bërxull. Grabitësit dyshohet se kanë përdorur kryqëzimin e rrugës së Rinasit me atë Bërxull-Laknas.
Pikërisht në këtë zonë nuk ka më informacion se në cilin drejtim ka ikur automjeti me grabitësit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VDIEO