VIDEO e ekzekutimit të Klaudio Prendit, qëllohet disa herë me silenciator sapo hipën në 'G Class'! Shoku polic ndoqi nga pas mjetin e autorëve, por i humbi

TIRANË- Report Tv siguron një video të qartë nga atentati mafioz ndaj të riut Klaudio Prendi më 19 nëntor në Tiranë. I riu ishte në një lokal me 3 miqtë policë dhe pas mesnate u ngrit për t’u larguar. Autorët, të cilët e kishin ndjekur djalin e ish-gjyqtarit Fran Prendi, kanë vepruar pikërisht në momentin kur ai hipën në makinën ‘G Class’.

Autorët, të cilët e kishin ndjekur djalin e ish-gjyqtarit Fran Prendi, kanë vepruar pikërisht në momentin kur ai hipën në makinën ‘G Class’. Burimet i thanë Report Tv, se grupi hetimor ka zbuluar nga këqyrja e kamerave të sigurisë, se mjeti i autorëve ka lëvizur rreth 1 orë para krimit në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku edhe u vra i riu. Ata kanë pasur dijeni të plotë se ku ndodhej Prendi. 

Siç shihet edhe në pamje, sapo Klaudio Prendi futet në makinë për t’u larguar, autorët i afrohen paralel me një mjet ‘Audi A4’ dhe e qëllojnë disa herë me silenciator. Në video dallohet qartë edhe momenti kur qëllohen disa herë me plumba në drejtim të të riut, ndërsa qitësi nuk ka dalë fare nga makina.27-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale.

Dy prej shokëve policë dërguan të riun te Trauma, ku edhe humbi jetën, ndërsa burimet bëjnë me dije se shoku tjetër polic ka ndjekur makinën e autorëve, por i ka humbur ata pa shkuar tek rrethi i Shkozës. Më pas, 'Audi A4' i autorëve u gjet i djegur në zonën e Liqenit të Farkës. Mjeti i autorëve rezulton i vjedhur në zonën e Liqenit Artificial një vit më parë, ndërsa sa i takon tagrave greke, autoritetet kanë kërkuar informacion nga homologët grekë për të marrë informacion nëse targat janë të vjedhura atje apo janë të dublikuara.

Grupi hetimor nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, ndërsa pistat që po verifikohen nga grupi hetimor është ajo e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete dhe lidhje të dyshimta jashtë vendit.  Ka dyshime se persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk u ka shlyer.

Babai i tij, gjyqtari Fran  Prendi i larguar nga sistemi i drejtësisë kur nisi procesi i vettingut, njihet për dënimin e grupeve të mëdha kriminale, përfshirë Emiljano Shullazin. Gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit

 

Policia ka këqyrur një sërë kamerash sigurie për të identifikuar vrasësit e Klaudio Prendit. Nga kamerat është vërejtur se përgjatë rrugës "Xhanfize Keko", automjeti "Audi" i autorëve ka lëvizur përgjatë zonës për rreth një orë para krimit. Ky fakt përforcon dyshimet e policisë se ata kanë ndjekur lëvizjet e objektivit dhe kanë pasur dijeni të plotë që gjendej në lokal.

Nga këqyrja, ka rezultuar se në asnjë moment në makinën e autorëve nuk janë hapur xhamat në asnjë moment, pasi ka qenë edhe i parkuar. Bashkë me viktimën në lokal kanë qenë edhe 3 efektivë policie, miq të tij. Dy prej tyre e kanë dërguar menjëherë në spital drejt Traumës, ndërsa efektivi i tretë është vënë në ndjekje të autorëve, por mjeti "Audi" ka humbur gjurmët pa shkuar te rrethi i Shkozës.

Nga ana tjetër policia do të verifikoj edhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial ku një vit më parë u vodh automjeti i autorëve, për të cilin autoritet greke janë kontaktuar për targat nëse janë të vjedhura atje apo të dublikuara.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/11/2024 01:20

    Vrasesit jane verdallosur nje ore aty,por ka mundesi ose te kene parkuar afer per fushepamje te lire e veprim te shpejte,ose kane patur njeri brenda,ose afer qe i ka njoftuar qe po del,qe te ishin ne kohen e duhur e vendin e duhur kur ai te dilte.

    Përgjigju
  • Kurbin: 22/11/2024 20:05

    Ky polici i 3 qe ju esht “ven mrapa” autorve te hetohet dhe te tregoje ku ka hedh telefonin e criptum se 99% esht informatori dhe esht largu me fsheh tel qe ka pas provat dhe ka dhen info

    Përgjigju
  • Agjenti: 22/11/2024 13:48

    Te vi mjeti verdalle per nje ore ne te njejten zone dhe askujt mos ti bie ne sy. Ky eshte shteti jone.

    Përgjigju
    • nik: 22/11/2024 15:12

      ne pim 2 pirra ke frik me dal ntr ne at or se ka postoblloqe pafund trrasin 3 dit mrena ..kto bajn vrasje si ndalo njeri e qarkullojn ne zon me or te tera

  • E verteta: 22/11/2024 13:12

    Nese nuk zbardhin dhe kete vrasje, atehere policia te marre valixhet dhe te shkoje me pushime. Krimi eshte shume i rende se ka humbur jeten nje djale i ri. Kjo dore vrastare qe guxon dhe qellon ne mes te tiranws duhet ndeshkuar pa asnje meshire.

    Përgjigju
  • Nuri: 22/11/2024 09:49

    Jena n bogota a n meksiko siti a? guaiakil a?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori