TURQI- Një incident ka ndodhur në Samsun të Turqisë në një stacion treni.

Vajza e re me kufje në vesh po kalonte shinat e trenit dhe si duket nuk ka arritur të dëgjojë trenin 60 tonësh që vinte pranë saj. Trami ka frenuar në momentet e fundit ndërsa vajza ka mundur të shpëtojë mrekullisht.

Pas marrjes në pyetje vajza e re theksoi se kishte vënë kufjet dhe nuk e kishte dëgjuar trenin. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është publikuar masivisht nga mediat turke.