TIRANE - Vazhdojnë reagimet e forta nga klasa politike pas publikimit të pamjeve ekskluzive nga Televizioni A1 Report, ku faktohet qartazi supervjedhja në Bankën e Shqipërisë. Në një prononcim për A1 Report, deputeti socialist Piro Lutaj, tha se vjedhja dhe pamjet tregojnë për problemet e dukshme me sigurinë që ka Banka e Shqipërisë. Megjithatë Lutaj u tregua i kujdesshëm në lidhje me bërjen e ndonjë deklarate politike, duke thënë se i duhet lënë prokurorisë të hetojë këtë rast. 

“Nepotizmi në bankë ka shkatërruar çdo element apo koncept që lidhet me sigurinë e Bankës”, thotë Lutaj.

“Sigurisht ato pamje janë shqetësuese për cdo qytetar që ka parasysh se si duhet të ruhet buxheti i një shteti. Ishin skena të rënda cka tregojnë qartësisht se në Bankën e Shtetit shqiptar nuk k pasur asnjë element sigurie për të siguruar këtë institucion mjaft të rëndësishëm dhe jetik për buxhetin e shtetit, por unë preferoj që meqë kjo çështje është në prokurori, siç dihet i gjithë arsenale i mazhorancës së sotme është në mbështetje të prokurorisë për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje kaq të rëndësishme”, - u shpreh deputeti socialist Piro Lutaj, njëherësh sekretar i Komisionit parlamentar të Sigurisë.
 
Për herë të parë televizioni A1 Raport, ka transmetuar pamje të vjedhjes së parave nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë. Në sekuencat ekskluzive të A1 REPORT të shkëputura nga kamerat e sigurisë shfaqet Ardian Bitraj, duke vjedhur paratë në kasafortën e arkës stok  ku tregohet qarte lirshmëria dhe qetësia që ka pasur Bitraj gjatë vjedhjes.
 
Video ekskluzive e vjedhjes në BSH, deputetët: Fullani duhej të ikte!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)