Kampionët në fuqi të botës, Argjentina fitoi 3-2 me përmbsyje kundër Egjiptit në 1/8-at e Kupës së Botës 2026 duke marrë biletën për në fazën çerekfinale.

'Albiceleste' po humbiste me dy gola dhe përmbysja erdhi në harkun e 13 minutave të fundit, me Messin që ishte një nga autorët e golave, pasi në pjesën e parë humbi edhe një 11 metërsh.

Pas kualifikimit, Messi nuk mundi t'i mbante lotët, si një shenjë e qartë e peshës që ai mbante mbi supe gjatë kësaj ndeshje. Me 21 gola (tetë këtë edicion) Messi është golashënuesi më i mirë në Kupat e Botës.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Përmbysje për zemra të forta, Argjentina bën mrekullinë në shtesë dhe eliminon Egjiptin! Messi thyen rekordin e Maradonës