Sot kryeministër, por 23 vite më parë, Edi Rama ishte 'një njeri si gjithë të tjerët', plot me ëndrra e pasione. Videoja më poshtë do t'ju kthejë mbrapa në kohë, në vitet e rinisë së kryeministrit tonë, kur hapi një ekspozitë në Frankfurt, Gjermani, me ndihmën e piktorit Vladimir Grillo.

Rama duket disi më ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim sot; është më i imët, me paak më shumë flokë dhe mbase pak më i ndrojtur. Sot piktori i dikurshëm, ia ka lënë vendin një politikani karizmatik dhe të sigurt në potencialin e tij.