Istanbulspor dhe Etimesgut janë duke barazuar 2-2 për 1/32 e Kupës së Turqisë. Dueli shkoi me shtesë pas rezultatit të njëjtë në kohën e rregullt. Në këtë duel për Istanbulspor shënuan edhe Jetmir Topalli dhe Eduart Rroca. Trajneri i klubit të shqiptarëve bëri ndryshime në këtë duel, me Istanbulspor që pësoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë.
Futja e Jetmir Topallit dhe Eduart Rrocës në pjesën e dytë solli edhe barazimin e ndeshjes. Në minutën e 71 Jetmir Topalli shënoi për 1-2, ndërsa në të 75 minutë Eduart Rroca barazoi për 2-2. Kapiteni nga Librazhdi kaloi edhe portierin për të vendosur ekuilibrin. Edhe pse po bën sezonin e tretë fantastik në Turqi, Rroca nuk është ftuar nga trajneri Edy Reja në Kombëtare.