VIDEO/ Egnatia fiton në Laç dhe prek gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia eliminon Partizanin

Kupa e Shqipërisë mbylli fazën çerekfinale për ndeshjet e kthimit. Sot në 13:00 në Laç, vendasit humbën 0-3 me Egnatian. Për herë të parë në histori, rrogozhinasit kalojnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka folur për largimin nga ekipi. Po sot, në 17:00 Partizani fitoi 1-0 me Vllazninë, teksa shkodranët kalojnë më tej pasi fituan 3-1 në ndeshjen e parë. Dje në fazën gjysmëfinale të Kupës u kualifikuan Tirana dhe Teuta. Kështu, Egnatia, Vllaznia, Tirana dhe Teuta do mësojnë rivalët në shortin e FSHF-së.

Në stadiumin e Laçit, vendasit e Gentian Mezanit humbën 0-3 me Egnatian në fazën çerekfinale për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Për herë të parë në histori, Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova merr një biletë për në fazën gjysmëfinale. Dueli u hap në minutën e 20-të nga Fernando, me sferën që përfundoi pas krahëve të Selmanit edhe pas devijimit të mbrojtjes. Pjesa e dytë ishte me të njëjtin ton, teksa Redi Kasa shënoi një gol të bukur në të 54 minutë. Kur pritej reagimi i Laçit, miqtë shënuan golin e tretë. Edhe këtë herë u kujdes Fernando në të 66 minutë për dopietën personale. Tanimë Laçi është jashtë Kupës, teksa prej fillimit të shkurtit nuk ia del të fitojë. Ndeshja e parë mes tyre në Rrogozhinë përfundoi 0-0. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka folur për largimin nga ekipi.

Partizani fitoi 1-0 me Vllazninë në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Megjithë fitoren, "Demat" e Colellas eliminohen nga Kupa, kjo pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë. Kampionët në fuqi të Kupës, Vllaznia kalon më tej në një event që e ka fituar dy vitet e fundit. Nën rebeshin e shiut në kompleksin e Partizanit, vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 25-të me Mensah. Gafa e Bulatovic dhe Gurishtës ka nxjerrë zbuluar portierin Qarri, me Partizanin që kaloi në avantazh. Në fund Cara shënoi për 2-0, por kryesori Bajramaj me ndihmën e VAR anulluan golin. Kësisoj, Vllaznia është skuadra e katërt që kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë - faza gjysmëfinale:

E mërkurë:

13:00 Laçi 0-3 Egnatia (0-0)

17:00 Partizani 1-0 Vllaznia (1-3)

*në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
VIDEO/ Fitore që s'vlen në Kupë, Vllaznia eliminon Partizanin nën rebeshin e kryeqytetit

Partizani fitoi 1-0 me Vllazninë në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Megjithë fitoren, "Demat" e Colellas eliminohen nga Kupa, kjo pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë. Kampionët në fuqi të Kupës, Vllaznia kalon më tej në një event që e ka fituar dy vitet e fundit. Nën rebeshin e shiut në kompleksin e Partizanit, vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 25-të me Mensah. Gafa e Bulatovic dhe Gurishtës ka nxjerrë zbuluar portierin Qarri, me Partizanin që kaloi në avantazh. Në fund Cara shënoi për 2-0, por kryesori Bajramaj me ndihmën e VAR anulluan golin. Kësisoj, Vllaznia është skuadra e katërt që kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Ora 15:39
Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, Mezani mediton largimin nga Laçi: Skuadra ka nevojë për ndryshime, më vjen keq

Laçi humbi 0-3 me Egnatian në shtëpi për ndeshjen e kthimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Eliminimi i kurbinasve dhe forma jo e mirë në kampionat ka bërë që trajneri i Laçit, Gentian Mezani, të meditojë largimin. Një gjë të tillë vlonjati e konfirmoi pas ndeshjes për Oversport.

"Dola këtu për respektin tuaj. Çfarë patë aty është ajo që shfaqi skuadra. Besoj që skuadra ka nevojë për diçka tjetër, duhet të ndryshoj dhe shpresoj që kjo të arrihet sa më shpejt. Dola për t’iu respektuar, sepse në të kundërt nuk do të dilja. Më vjen keq, se nuk arrita të bëja atë që duhej, sepse nuk arrita që t'i jepja mundësinë skuadrës dhe vetes sime për të shpalosur vlerat më të mira”, ka thënë Mezani.

Ora 15:22
GOLAT/ Tripletë në Laç, Egnatia i tregon forcën kurbinasve dhe hyn në historinë e Kupës! Mezani thuajse i larguar

Në stadiumin e Laçit, vendasit e Gentian Mezanit humbën 0-3 me Egnatian në fazën çerekfinale për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Për herë të parë në histori, Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova merr një biletë për në fazën gjysmëfinale. Dueli u hap në minutën e 20-të nga Fernando, me sferën që përfundoi pas krahëve të Selmanit edhe pas devijimit të mbrojtjes. Pjesa e dytë ishte me të njëjtin ton, teksa Redi Kasa shënoi një gol të bukur në të 54 minutë. Kur pritej reagimi i Laçit, miqtë shënuan golin e tretë. Edhe këtë herë u kujdes Fernando në të 66 minutë për dopietën personale. Tanimë Laçi është jashtë Kupës, teksa prej fillimit të shkurtit nuk ia del të fitojë. Ndeshja e parë mes tyre në Rrogozhinë përfundoi 0-0. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka folur për largimin nga ekipi.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë