Kupa e Shqipërisë/ Tirana gjysmëfinaliste me një barazim! Kukësi 'përmbys' Teutën, por durrsakët kalojnë te katër skuadrat më të mira (VIDEO)

Tirana dhe Teuta janë dy ekipet e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin Selman Stërmasi Tirana barazoi 2-2 me Kastriotin në çerekfinalen e kthimit edhe pse në një moment udhëhiqte 2-0. Megjithatë bardheblutë kaluan tek katër më të mirët me rezultatin e përgjithshëm 6-3.

Sa i takon Teutës kaloi më tej edhe pse u mposht 2-1 nga Kukësi. Në qytetin verilindor durrsakët kaluan të parët në avantazh, por Kukësi përmbysi me Rashitin dhe Taipin. Gjithsesi ekipit të drejtuar nga Rrahmani i mungoi një gol për ta dërguar takimin në shtesë, pasi ndeshja e parë në Niko Dovana përfundoi 2-0 në favor të durrsakëve.

Ndërkohë të mërkurën në orën 17:00 Partizani do tentojë të përmbysë humbjen 3-1 të pësuar në çerekfinalen e parë kundër Vllaznisë në Shkodër.

“E dimë që kemi një ndeshje të vështirë. Kemi fituar 3-1 në ndeshjen e parë dhe kemi bërë një hap të parë, por na duhet edhe një hap tjetër për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Futbollistët janë të mobilizuar sepse e dinë që kemi një kundërshtar të fortë,”-u shpreh Viorensin Sinani, zv/trajner i Vllaznisë.

“Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Partizanin. Rezultati i ndeshjes së parë na favorizon ne, por kjo s’do të thotë se ka mbaruar sepse janë edhe 90 minuta. Ne duhet të jemi vigjilent dhe sa më të përqendruar,”-tha Kristi Qarri, futbollist i Vllaznisë.

Në sfidën tjetër çerekfinale Laçi-Egnatia, që luhet po të mërkurën, do të nisë gjithçka nga fillimi, pasi ndeshja e parë në Rrogozhinë u mbyll pa gola.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
GOLAT/ Kukësi përmbys Teutën në Kupë, durrsakët kalojnë më tej

Kukësi fitoi 2-1 me Teutën në fazën çerekfinale për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Edhe pse verilindorët fituan në shtëpi, në fazën e radhës gjysmëfinale kalon Teuta, kjo pasi durrsakët e Edi Martinit fituan 2-0 në ndeshjen e parë në "Niko Dovana". Sfida e sotme u hap nga "Djemtë e Detit" në të 32 minutë me Ildi Grudën. Në fraksionin e dytë të lojës, Ardhe Rashiti në minutën e 58-të dhe Gjelbrim Taipi në shtesë (90+2 penallti) bënë që Kukësi të fitonte por pa kaluar më tej. Teuta tanimë pret shortin për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Ora 15:26
VIDEO/ 4 gola në 'Selman Stërmasi', Tirana barazon me Kastriotin! Bardheblutë në gjysmëfinalen e Kupës

Tirana dhe Kastrioti barazuan 2-2 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e zhvilluar në "Selman Stërmasi" prodhoi katër gola, teksa bardheblutë e Orges Shehit kaluan më tej në fazën gjysmëfinale të Kupës, kjo edhe falë fitores 1-4 në ndeshjen e parë. Bardheblutë kaluan dy herë në avantazh me Hasanin në minutën e 14-të nga pika e bardhë dhe Najdovski në të 24 minutë. Në minutën e 43 krutanët mbetën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Zajsar Ajazit. Megjithëse me 10 lojtarë, Kastrioti barazoi pas autogolit të Isenit (74') dhe golit të Spartak Ajazit në të 83 minutë nga penalltia. Tanimë Tirana e kualifikuar për më tej pret shortin për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinalen e Kupës.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'