Video ekskluzive e vjedhjes në BSH 
Deputetët: Fullani duhej të ikte!

Video ekskluzive e vjedhjes në BSH <br />Deputetët: Fullani duhej të ikte!
TIRANE - Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë shprehur qëndrimin e tyre për mikrofonin e A1 REPORT ndërsa transmetoheshin Live pamjet ekskluzive të Ardian Bitrajt duke vjedhur para nga thesari i shtetit në Linzë. Gazetarja e A1 REPORT Joniada Koçi ka marrë reagimet e tyre menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare, pasditen e kësaj të hëne.

Kryeparlamentari Ilir Meta shprehu edhe njëherë mbështetjen ndaj Prokurorisë për t’i cuar deri në fund hetimet për vjedhjen e thesarit.

Ndërsa deputeti socialist Xhemal Qefalia thotë se për t’i shkuar deri në fund këtij skandali duhet një qëndrim radikal, ndërsa shton se guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani duhet të jepte dorëheqjen për vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.
 
Kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, njëherësh deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se tashmë kjo cështje i takon Prokurorisë dhe duhen pritur rezultatet e saj.
 
Deputetë të tjerë janë shprehur gjithashtu për mikrofonin e A1 REPORT
 
metaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta: Mbështesim Prokurorinë për hetimet

“Ne jemi në mbështetje të plotë të prokurorisë për t’i çuar hetimet deri në fund”.


qefaliaXhemal Qefalia: Duhet reagim radikal, Fullani të ishte dorëhequr
“Personalisht duhet të këtë një qëndrim radikal për t’i shkuar deri në fund kësaj po përsa kohë Prokuroria është duke u marrë besoj se Prokuroria do të nxjerrë një vendim përfundimtar, do ishte e ndershme që Fullani të jepte dorëheqjen”. 


angjeli Anastas Angjeli: Organet e drejtësisë po bëjnë punën e tyre
“Qëndrimet e mia ndaj kësaj çështje i kam mbajtur në komisionin e Ekonomisë dhe unë kam besuar dhe besoj se organet e drejtësisë po bëjnë punën e vet dhe natyrisht në kohën e duhur institucionet përkatëse do mbajnë qëndrimin e duhur në përputhje me ecurinë e këtyre hetimeve dhe me vendimet e organeve. Për ndjeshmëri pyesni zotin Fullani”.


zecishti Ylli Zecishti: Faji është i Fullanit, duhej të ishte dorëhequr me kohë

“Duhet ta jepte me kohë dorëheqjen, faji është se ai është drejtuesi i një institucioni kështu dorëheqjen duhet ta japë patjetër” 


braho Spartak Braho: Ta lëmë Prokurorinë të hetojë

“Kjo është një çështje që ne duhet të lemë rehat Prokurorinë. Është Prokuroria që duke hetuar dhe që presim rezultatet e këtij hetimi”



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë