VIDEO EKSKLUZIVE/ Grabitje në 60 sekonda, minorenët 'sa hap e mbyll sytë' bastisin bizneset gjatë ‘orës policore’

Më pak se 1 minutë i duhet grabitësve minorenë të boshatisin bizneset dhe lokalet të cilat pas orës 22:00 mbyllen prej orës policore si masë anti-covid.

Janë këto pamjet ekskluzive që ka siguruar ReportTv nga vjedhjet me dhunë të ndodhura përgjatë muajit nëntor në qendër të kryeqyteti në rrugën e Barrikadave.

Me kapuç, veshje sportive dhe maska anticovid ata thyejnë hyrjen kryesore të verandave të lokalit më pas pjesën e derës së brendshme dhe lëshohen për tek arka ku mbahet xhiro e ditës.

Në këto pamje ekskluzive edhe pse bie alarmi që sinjalizon thyerjen e lokalit ata vazhdojnë të pa shqetësuar kontrollin e tyre deri sa të gjejnë paratë apo sendet me vlerë.

Kur ora shënon 02:46 min e 27 sekonda e datës 22 nëntor dy minorenët hajdutë futen në pjesën e banakut dhe nisin kontrollin për të gjetur paratë.

Por kjo nuk është vjedhja e vetme me dhunë e tyre në të njëjtën zonë. Më 14 nëntor ata kanë bastisur edhe dy biznese të tjera siç dhe shihet në këtë video teksa të dielën në orën 20:00 ata futen në një tjetër bar kafe.

Report Tv ka mësuar se policia e Tiranës dhe komisariati 3 tashmë i ka identifikuar autorët por ata rezultojnë minorenë nën 15 vjeç, çka ka bërë që policia të jetë e pafuqishme pasi arresti me burg ndaj tyre është rrëzuar nga prokuroria dhe gjykata.

Report Tv mëson se vetëm përgjatë 29 ditëve të muajit nëntor në 6 komisariatet e kryeqytetit janë denoncuar vjedhje me dhunë dhe bastisje e 10 bizneseve të cilave u janë marrë paratë dhe sende me vlerë si pajisje, televizorë, kompjuterë.

Vetëm pak ditë më parë në kushtet e flagrancës patrullat ‘‘Shigjeta‘‘ kapën një 20 vjeçar kur Tirana ishte pa lëvizje për shkak të orës policore, kishte dalë për vjedhjen e radhës me kapuç, çantën e veglave dhe maskën aticovid.

Ky është njoftimi i policisë së shtetit më datë 12 nëntor “në rrugën “Hiqmet Delvina”, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një shtetas me një kapuç në kokë dhe me maskë në fytyrë, i cili mbante një çantë me vete. Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 20-vjeçari është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 10.11.2020, ka vjedhur në shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më datë 16.10.2020, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe më datë 27.10.2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

Më herët ka qenë Europol ai që ka ngritur alarmin se keqbërësit përfshi edhe grabitësit do të përdornin kamuflimet me maska anticovid për tu përfshirë në aktivitet kriminal duke i pamundësuar policisë identifikimet e tyre edhe pse mund të filmohen nga kamera sigurie.

Momenti i grabitjes së biznesit

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rroknoci: 30/11/2020 12:03

    kta rrezik skan pas lind kur ka qen saliu e se njohin fare , pasla fain saliu . bravo e meritove gjel deti per vit te ri

    Përgjigju
  • TOK E XANME: 29/11/2020 12:43

    KTA MINOREN JAN KONTIGJENTI I SALMUT BERSHURRËS QË E KA DJEG SHQIPRIN E E KA BO TOK TË DJEGME. SALMUTI DUHET DJEG NË TURËN E DRUVE QË TË LAJ TË GJITH GJYNAHET.

    Përgjigju
  • hason hajduti: 29/11/2020 11:50

    15 vjec vjedhin 60sekonda, por kur te jene mbi 18vjec per 1sekond do vjedhin.Meritojen plumbin ballit.Duhet ndryshura ligji per kodin penal.Prinderit e tyre duhet te arrestohen dhe te vuajne denimin per deri sa jane minoren muti! Dhe pasi te mbushin moshen te vuajne denimin mbetes krimbat e mutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj