Agron Neza, ‘Personi A, në dosjen e famshme të agjentit të FBI që ka ‘trazuar ujërat’ edhe në Shqipëri është një personazh enigmatik, por rezulton të jetojë edhe në zonat shumë të privilegjuara, vetëm për të pasurit në shba. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht, përmes korrespondentit Denion Ndrenika, këto pamje nga shtëpia e tij në lagjen Leonia në  Nju Xhersi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një prej lagjeve më të shtrenjta në zonat rezidenciale të këtij qyteti. 

Kjo zonë rezidenciale njihet për vilat luksoze dhe shumë të shtrenjta, në një prej shteteve më të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Leonia është në Bergen County dhe është një nga vendet më të mira për të jetuar në  Nju Xhersi. Të jetosh në Leonia u ofron banorëve një ndjenjë të dendur periferike dhe shumica e banorëve zotërojnë shtëpitë e tyre. Në Leonia ka shumë restorante, kafene dhe parqe”, thuhet për këtë lagje në një kërkim të thjesht në google.

Report Tv raportoi më herët se Agron Neza, biznesmen shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, të përmendur në aktakuzë si Person A, në fakt ai nuk është akuzuar për asnjë vepër penale, por u përmend vetëm se i ka paguar agjentit të FBI 225.000 dollar për influencë tek autoritetet shqiptare me përfitime në biznes, para që McGonigal  nuk i ka deklaruar.

Në fakt në aktakuzë tregohen shumë aktivitete të tjera të Agron Neza me ish zyrtarë të FBI, duke hapur një tjetër mister ende të pazbardhur. Në aktakuzë thuhet ‘’se në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga personi A, pra Agron Neza, me një politikan i cili ishte njëherazi edhe biznesmen, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte dikë për të hetuar një atentat të dyshuar për ta vrarë atë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Shtëpia e Agron Nezës në Nju Xhersi, korrespondenti i Report Tv nga SHBA: 4-5 mijë euro qiraja, banesat shumë të shtrenjta

 

Korrespondenti i Report Tv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Denion Ndrenika, në një lidhje live nga Nju Xhersi, tha se lagja ku jeton shqiptaro-amerikani është një zonë shumë ekskluzive, ku shtëpitë janë shumë të shtrenja dhe qiratë variojnë në 4-5 mijë euroja në muaj.

“Janë disa lokalitete me një historik të pagesave shumë të larta, si në qira, ashtu edhe në blerjen e shtëpitë.  Në zona si Leonia, ku jeton Agron Neza, por edhe lagje si Fort Lee, Franklin Lakes apo Wyckoff janë zonat tepër-tepër të shtrenjta të Nju Xhersit. Qiratë shkojnë shpesh edhe 4-5 mijë dollarë në muaj. Janë zona me natyrë të bukur, nuk kanë transport publik”, tha korrespondenti Denion Ndrenika.