VIDEO EKSKLUZIVE/ Jeton në një prej lagjeve më të shtrenjta në Nju Xhersi, Report Tv në shtëpinë e Agron Nezës, njeriu kyç në dosjen e agjentit të FBI

Agron Neza, ‘Personi A, në dosjen e famshme të agjentit të FBI që ka ‘trazuar ujërat’ edhe në Shqipëri është një personazh enigmatik, por rezulton të jetojë edhe në zonat shumë të privilegjuara, vetëm për të pasurit në shba. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht, përmes korrespondentit Denion Ndrenika, këto pamje nga shtëpia e tij në lagjen Leonia në  Nju Xhersi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një prej lagjeve më të shtrenjta në zonat rezidenciale të këtij qyteti. 

Kjo zonë rezidenciale njihet për vilat luksoze dhe shumë të shtrenjta, në një prej shteteve më të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Leonia është në Bergen County dhe është një nga vendet më të mira për të jetuar në  Nju Xhersi. Të jetosh në Leonia u ofron banorëve një ndjenjë të dendur periferike dhe shumica e banorëve zotërojnë shtëpitë e tyre. Në Leonia ka shumë restorante, kafene dhe parqe”, thuhet për këtë lagje në një kërkim të thjesht në google.

Report Tv raportoi më herët se Agron Neza, biznesmen shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, të përmendur në aktakuzë si Person A, në fakt ai nuk është akuzuar për asnjë vepër penale, por u përmend vetëm se i ka paguar agjentit të FBI 225.000 dollar për influencë tek autoritetet shqiptare me përfitime në biznes, para që McGonigal  nuk i ka deklaruar.

Në fakt në aktakuzë tregohen shumë aktivitete të tjera të Agron Neza me ish zyrtarë të FBI, duke hapur një tjetër mister ende të pazbardhur. Në aktakuzë thuhet ‘’se në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga personi A, pra Agron Neza, me një politikan i cili ishte njëherazi edhe biznesmen, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte dikë për të hetuar një atentat të dyshuar për ta vrarë atë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Shtëpia e Agron Nezës në Nju Xhersi, korrespondenti i Report Tv nga SHBA: 4-5 mijë euro qiraja, banesat shumë të shtrenjta

 

Korrespondenti i Report Tv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Denion Ndrenika, në një lidhje live nga Nju Xhersi, tha se lagja ku jeton shqiptaro-amerikani është një zonë shumë ekskluzive, ku shtëpitë janë shumë të shtrenja dhe qiratë variojnë në 4-5 mijë euroja në muaj.

“Janë disa lokalitete me një historik të pagesave shumë të larta, si në qira, ashtu edhe në blerjen e shtëpitë.  Në zona si Leonia, ku jeton Agron Neza, por edhe lagje si Fort Lee, Franklin Lakes apo Wyckoff janë zonat tepër-tepër të shtrenjta të Nju Xhersit. Qiratë shkojnë shpesh edhe 4-5 mijë dollarë në muaj. Janë zona me natyrë të bukur, nuk kanë transport publik”, tha korrespondenti Denion Ndrenika.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soll lili: 26/01/2023 13:08

    Leonia eshte me e lire dhe se stateen island.lol

    Përgjigju
  • Soll lili: 26/01/2023 13:07

    Leonia,mbrapa fort Lee, zone te pasurish.Rrena,Leonia eshte me e lire dhe se stateen island.

    Përgjigju
  • Roni: 26/01/2023 02:36

    A Neza zoteron edhe nje restorant italian ne Manhattan, jo larg nga 6 th Avenue, prane West Village.

    Përgjigju
  • Pali: 25/01/2023 23:49

    E frikshme se si pu in propoganda mafioze e Rames. Per 24 ore vrap dhe ke shpia e Nezes jo shaka.

    Përgjigju
  • Goni: 25/01/2023 19:19

    Jo Shish po Ish Sigurimi.....

    Përgjigju
    • Polo: 26/01/2023 21:17

      Sigurimi i Shtetit vijon të tërheqë prej hunde shqiptarët dhe kjo është lojë shërbimesh sekrete!

  • Bekim: 25/01/2023 19:07

    Rracizem, Diskriminim apo? KM Rama thote se Agron Neza eshte nga Tropoja. Po Dorian Duçka nga eshte Z. Ramma???

    Përgjigju
    • Ademi: 25/01/2023 20:01

      Ducka eshte djali i tezes se Metes

  • Ledi: 25/01/2023 18:18

    Kur rrena krhehet ne mani humb besimin dhe per te vertetat

    Përgjigju
  • Patronazhisti: 25/01/2023 17:59

    Fajin e ka Saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH