Video Ekskluzive/ Përplasje në Elbasan, 'i forti' Ervis Çausholli godet e tenton të nxjerrë me dhunë drejtuesin e 'Golf'-it

Një përleshje fizike dhe ende e paqartë mbi motivet e konfliktit, ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit, ku një person që është identifikuar nga policia kriminale si Ervis Çausholli ose siç thërritet ndryshe si “Korçari”, i është vënë në ndjekje një automjeti tip “Golf”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:32 të mesditës së sotme, ku Ervis Çausholli, siç shihet edhe në këto pamje filmike i është vënë në ndjekje nga pasi një automjeti tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D.A.

 Pamjet filmike qartësojnë se mjetin tip “Audi” me targë AA257ZB e drejton personi që është identifikuar nga policia Ervis Çausholli. Pasi i kalon shumë pranë “Golfit 5”, Çausholli pozicionin makinën paralelisht me automjetin që drejtonte D.A dhe menjëherë zbret nga makina, duke u futur thuajse i gjithë në automjetin tip “Golf”, duke filluar ta godasë me grushte.

 Pikërisht në këtë automjet ndodhej D.A, ndërsa Ervis Çausholli, ka tentuar ta tërheqë me forcë dhe ta nxjerrë jashtë makinës. Në pamundësi për ta nxjerë jashtë automjetit D.A, Çausholli siç duket edhe në këto pamje filmike tenton që ti hapë derën. E gjithë skena ka ndodhur në qendër të Elbasanit, ndërkohë askush nuk ka ndërhyrë megjithëse shumë kureshtarë kanë parë të gjithë skenën e sulmit fizik. Në pamundësi për ti hapur derën, Ervis Çausholli, ka filluar të qëllojë me shkelma derën e makinës dhe nga goditjet është thyer pasqyra e automjetit. D.A, që ndodhej në makinë është larguar me shpejtësi dhe pas tij, është larguar dhe Ervis Çausholli.

Mësohet se D.A, është drejtuar në komisariatin e Elbasanit ku ka depozituar kallëzim penal ndaj Ervis Çaushollit. Kallëzimi në polici i D.A, fillimisht është administruar nga oficeri i policisë së Elbasanit Alfred Zyka. Por sipas familjarëve të D.A, ky i fundit është kërcënuar dhe kanosur me jetë nga Bledar.M., sapo ka dalë nga ambientet e policisë, duke i kërkuar që të tërhiqte kallëzimin penal që kishte depozituar ndaj Ervis Çaushollit.

Bledar. M, është jo pak i njohur për policinë e Elbasanit si i dyshuar në disa ngjarje të rënda kriminale por dhe objektiv i disa atentateve që kanë ndodhur në Elbasan. Pavarësisht kësaj situate D.A, ka paraqitur kallëzim penal për kanosje dhe presion psikologjik në polici ndaj Bledar.M., kallëzim i cili është në trajtim nga oficerët e policisë së Elbasanit.

1582142679_dhunaelbasan.jpg

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 22/02/2020 22:40

    Alfred zyko asht nji i drrogum.

    Përgjigju
  • Marjo: 22/02/2020 16:49

    Jo dhe nje Jo te madhe

    Përgjigju
  • zenun borirga: 20/02/2020 19:13

    jo

    Përgjigju
    • Marjo: 22/02/2020 16:50

      Nje Jo gjigande

  • Vlore: 20/02/2020 11:21

    Korcar fundurrine

    Përgjigju
  • Elb: 20/02/2020 10:03

    Hahaha korcari ka fillu te behet trim sa u be me nuse Merre lehtshem se te le nusja dhe behesh legen prap

    Përgjigju
  • shqiptari emigrant: 20/02/2020 08:15

    Edhe ne fund Ervis Causollit nuk i behet gje se shefi qe njek ngjarjen eshte mik i tij. Ne fund prangoset shoferi i makines GOLF. Ah moj shqiperi. Si ka mundesi qe tjtri ne ndaloj ne mes te rrges edhe te bejn ashtu

    Përgjigju
  • Loran: 20/02/2020 00:42

    OFL ja suksese

    Përgjigju
    • Sinani: 20/02/2020 10:56

      Kur te konfismohesh ose te ket maru shkollen si femit e tu aktvisti juaj zef Sinani ateheredo jemi te zjarrt

  • Kafsha: 19/02/2020 23:23

    Policia menjehere urgjent të derrmoje bajgen për tu kthyer qytetareve qetesine! Derrmoni bajgen!

    Përgjigju
  • enea: 19/02/2020 21:24

    aha ky alfredi as per roje kraste nuk eshte jo per t zgjidh hallet e njerezve..

    Përgjigju
    • Maifredit: 23/02/2020 03:45

      Fredi asht nji polic gjygjsor i varur nga bidoni q firmos per tfut mrena njerez te pafajshem... Kck ofl duhet ndjeki nga pas kte virus

    • Vloren: 20/02/2020 13:13

      Eh fredi ka hallin e mamit te vet .. nuk duron dot ajo .. eh eshte ndezur keq se e ka len xhuxhi nga vlora.. ik fredi mbaje mamin afer se po cmendet qetesoje pak..!

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?