Dorëzimi i armëve vullnetarisht vijon edhe në qytetin e Durrësit.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit i cili "amniston" armbëmbajtësit pa leje me qëllim që t'i dorëzojnë ato deri në muajin prill të këtij viti, qytetarët kanë nxituar pranë komisariateve.   

Në rast shkelje të ligjit, penalitetet janë mjaft të ashpra dhe jo pa qëllim Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë te qytetarët që të dorëzojnë armët pa leje. 

Siç duket edhe në këtë video, në Komisariatin e Policisë Durrës janë dorëzuar gjatë ditës së sotme 1 kallashnikov, 2 karikatorë dhe 300 fishekë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com