Sot Xhino Koça, i riu nga Durrësi që humbi jetën në mënyrë tragjike në spitalin "Shefqet Ndroqi"do të mbushte 30 vjeç. Familjarë,të afërm,shokë e miq organizuan një ceremoni në formë homazhi për të kujtuar njeriun e tyre.
Ata u mblodhën në bregdet,pranë objektit të quajtur"Sfinksi",dhe në heshtje kujtuan Xhinon. Në duart e tyre ndodheshin, 30 trëndafila të bardhë, 30 pëllumba dhe 30 tullumbace,aq sa janë dhe vitet që do të mbushte Xhino sot.
Tullumbacet dhe pëllumbat e lëshuan drejt qiellit në mënyrë simbolike sepse Xhino tashmë është ngjitur në qiell.
Gjithçka u realizua në mënyrë të heshtur. Pati vetëm një falënderim në fund për pjesëmarrësit dhe më pas ata u shpërndanë.
Ky përkujtim i veccantë u paralajmërua dje nga mamaja e Xhinos, stilistja e njohur Lira Koça.
Xhino Koça në moshën 29-vjeçare vendosi ti jap fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, më 13 gusht teksa ishte infektuar me COVID-19.
Sikur nuk lejohen me shume se 10 vete bashke,apo meqe iku ky qe kishte dhene kaq shume per shqiperine i duhet patjeter te marre dhe ca te tjere mbrapa .
Përgjigjusi te ze gjumi naten o alfons me kaq negativitet qe paske
Po ik o Alfons o shpirt mut se cdo njeri e di se ku i dhëmb shpirti