Vetëvritet i riu me COVID, nisin hetimet! Kush është i 29-vjeçari, djali i stilistes së njohur që u hodh nga kati i 3-të i Sanatoriumit (FOTO)

TIRANË- Mëngjesi i kësaj të enjteje ka regjistruar një ngjarje tragjike. Një 29-vjeçar i infektuar me COVID-19 është vetëhedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh!

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orësh 04:30 të mëngjesit të sotëm, teksa Report Tv mëson se viktima është Xhino Koça. Referuar deklaratës zyrtare të vetë spitalit "gjendja e tij ishte e stabilizuar ku po kurohej me terapinë e plotë të mjekimit". Lidhur me shkaqet, njofton spitali, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

"Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë", thuhet në reagimin zyrtar të spitalit. 

Kush është Xhino Koça? 29- vjeçari ishte djali i vogël i një familje durrsake, ndërsa nëna e tij është stiliste e njohur. Trupi i tij i pajetë u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku ishte e pamundur të merrje një reagim të të afërmve për arsyet që mund ta kenë çuar Xhinon drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
FOTO/ Kush është 29-vjeçari me COVID që u hodh nga kati i 3-të i Sanatoriumit, djali i një stilisteje të njohur

Xhino Koça një 29-vjeçar nga Durrësi, i dha fund tragjikisht jetën duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh pasi ishte prekur nga koronavirusi. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë së Tiranës, i riu është vetëhedhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të së enjtes, duke ndërruar jetë.

Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet, ndërsa në një reagim të spitalit “Shefqet Ndroqi” thuhet se i riu po trajtohej “me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar”

Xhino Koça ishte djali i vogël i një familje durrsake, ndërsa nëna e tij është stiliste e njohur. Trupi i tij i pajetë u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku ishte e pamundur të merrje një reagim të të afërmve për arsyet që mund ta kenë çuar Xhinon drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.

Ora 12:02
I riu me COVID i jep fund jetës, reagon 'Shefqet Ndroqi': Trajtohej prej 4 ditësh në spital, në gjendje të stabilizuar

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit. Me anë të një postimi stafi i spitalit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. Sipas tyre i riu po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt vetëvrasjes, po kryhet hetimi nga ana e organeve kompetente.

Postimi i plotë i “Shefqet Ndroqit”:
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 13/08/2020 14:21

    Dritaret e Spitalit duhet te jen te siguruara ,te mbyllura me çels,te hapen per ajrimin e dhomes vetem nga infermjeret.

    Përgjigju
    • Teuta: 06/09/2020 14:45

      Dhe dritaret i mbyllni pasi dhe vetem ajo mungon askush ne mosh te re nuk ka arsye por cfar tmerri shikojn ne spital ? Perse nuk lejohen te afermit te takohen me ta ? Perse nuk lejohen celularet ?, cfar po ndodh ne spital ?? Dhe se fundi a e mendoni qe kur te mbaroj gjith kjo situat do jepet llogari per cdo vdekje tek te afermit e tyre .? A nuk mendoni se do bejne vetdrejtesi duke ju bere te njejten gje qe u ben njerezve te tyre ne spitalin e vdekjes ?

    • Taulant: 13/08/2020 16:39

      Kush e ka ndare mendjen e gjen menyren, nuk eshte ajo zgidhja. Ngushellime familjes, humbje qe dhemb shume.

  • Luis: 13/08/2020 12:52

    Pac dheun e leht vlla . Sa trishtim , ta nisesh diten me nje lajm te tille . Hall te fort paske patur te kryesh nje veprim te till .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin