"Basha është gjumash" apo "Basha fle gjumë" janë epitete më të shumta që i vendosen kreut të PD, Lulzim Basha që kur ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë e deri sot që drejton PD-në.

Edhe pse gjithmonë është luajtur me fjalën gjumë duke ia referuar reagimeve të tij me vonesë apo mungesës së punëve të bëra, në një video të bërë Lulzim Basha filmohet duke fjetur në makinën e tij.

Nuk dihet se kur është filmuar video, por ditën e sotme Basha ka zhvilluar disa takime elektorale në Kukës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
'Timonin s’e merr dot, sepse ti të hedh në kanal', Balla tallet me videon e Bashës që fle në makinë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar videon e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke fjetur gjumë në makinë. Balla shkruan se “timonin s’e merr dot, sepse ti të hedh në kanal”.

“Fli Lul, fli, se do rritesh. Timonin s’e merr dot, sepse ti të hedh në kanal”, shkruan Balla ndërsa publikoi videon.

 

Ora 19:03
Basha filmohet duke fjetur në makinë, Rama ironizon: Fle dhe në drekë s'kemi ç'i bëjmë! Dhe në gjumë ka Saliun e Monikën mbi kokë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar videon e Lulzim Bashës ku fle gjumë në makinë duke thënë se ai e ka të nevojshëm gjumin në drekë. Rama tha se në ndryshim nga Basha ai e bën gjumin e të pasi nuk e ngacmon dhe nuk i rri mbi kokë as Monika dhe as Saliu.

"Më çuan një  video ku flinte Luli, po flinte vërtetë në makinë. Ky fle rrugëve, fle në drekë nuk ke ca i bën dhe monitoron gjumin tim, po ti fle gjumë rrugëve të sheh e gjithë Shqipëria. Unë kur fle jam i qetë pasi nuk më monitoron Monika, nuk ma ngacmon Saliu se ka Ilirin mbi kokë", tha Rama.