Era Istrefi nuk di të ndalet! Dhe këtë nuk e themi ne, por e thotë suksesi i këngëtares kosovare, gjithnjë e në rritje. Këtë herë ylli i “Bonbon” është ftuar të këndojë në Filip II Arena në Shkup, në një concert të mbajtur nga DJ dhe producenti i mirënjohur francez David Guetta.

Shumë emocionues ka qenë momenti i ngjitjes së Erës në skenë, këngëtarja ka nisur të këndojë me shprehjen e famshme “Unë jam Era”, duke tërhequr pas vetes brohorima dhe duartrokitje. I gjithë publiku ka kënduar “Bonbon” bashkë me Erën, e cila duket se ia ka marrë dorën skenave të mëdha.

Era ka qenë e shoqëruar nga menaxheri e njëkohësisht partneri i saj Faton Shoshi, i cili ka postuar dhe foto në Instagram kur shfaqeshin duke biseduar me David Guetta. Yllit kosovar iu bashkua edhe Lori Hoxha së bashku me mikeshat e saj, të cilat veç performancës së Erës, shijuan edhe muzikën e njërit prej DJ-ve më të famshëm të botës.