VIDEO/ Ermal Meta në krah të Veliajt: Tirana ka nevojë për ty, nuk kam njohur njeri më punëtor

Ermal Meta i bashkohet artistëve të shumtë të cilët përkrahin në zgjedhjet e 14 majit Erion Veliaj. Përmes një videomesazhi, ylli i skenës italiane me origjinë shqiptare Ermal Meta shprehet se nuk ka njohur ndonjëherë një person që punon më shumë se kryebashkiaku Veliaj.

Teksa e uron për fitoren më 14 maj, Meta thekson se Tirana dhe qytetarët e saj kanë nevojë për punën e tij. 

“Përshëndetje Lali Eri! Shpresoj që ky mesazh të të gjejë mirë! Do të të tregoj një gjë. Para disa vitesh, kur më pyesnin nëse unë do kthehesha në Shqipëri të jetoja, unë i përgjigjesha gjithmonë, “jo”, ose “nuk e di”. Por që kur të kam njohur ty dhe Tiranën tënde, përgjigja ime ka ndryshuar. Unë nuk do të të uroj fat, sepse ti nuk je njeri që luan me fatin, por ti mendon vetëm për punën. Të them të drejtën, nuk ka njohur ndonjëherë një person që punon më shumë se ty. Mendoj se ai do isha unë, por ti ma kalon, ma kalon shumë herë. Të uroj punë të mbarë dhe të uroj që ti të vazhdosh në këtë udhëtimin tënd, sepse Tirana ka nevojë për ty, të gjithë tiransit kanë nevojë për ty. Të falënderoj shumë dhe faleminderit që je miku im në radhë të parë. Punë të mbarë! Mirupafshim”, nënvizon Ermal Meta.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/05/2023 01:57

    Ermal,Lali vertet punon,por dhe ti se ke pare Tiranen,para se t'a merrnin ne dore /Bajraktari i Vicidolit/ dhe /Shitesi i fiqve/se ke qene i vogel kur je larguar.Tirana ishte si lule e bukur,kurse tani duket si lagjet e Mumbait, getot e Brazilit e qytetet subafrikane te bashkuara ne nje.Po t'a kishe pare me pare,do te flisje ndryshe sot.

    Përgjigju
  • populli: 04/05/2023 15:03

    boll se na hapet barkun ju vipsat qe jetoni dhe punoni andej ne kushte sh.te mira, por nuk njihni realitetin e ketueshem ! plera, te blere !

    Përgjigju
  • [email protected]: 04/05/2023 13:36

    O Ermal, pse e prish imazhin tend me keta plehrat e Shqiperise

    Përgjigju
  • e drejta: 04/05/2023 11:40

    BRAVO ERMAL META ...NJEREZIT E NDERSHEM ECIN VETEM PERPARA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë