Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut të dielën në sfidën kundër Kocaelispor, ku shënoi golin vendimtar në minutën e 91-të dhe siguroi një përmbysje dramatike 1-2 për të tijtë.

Takimi ishte i fortë dhe i luftuar deri në fund, ndërsa në minutat shtesë Muçi finalizoi aksionin që i dha Trabzonsporit tri pikë të arta në garën për titull. Ky gol 'vulos' edhe një herë formën fantastike që po kalon futbollisti shqiptar, i cili edhe në mesjavë shënoi në Kupë.

Dhjetë gola këtë sezon për sulmuesin 24-vjeçar i cili i dërgon një ‘SMS’ Sylvinhos për ta rikthyer në Kombëtare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Janar, 10:30

    Bojkoti i PD, a duhet t’i vazhdojë PS e vetme zgjedhoren dhe territorialen?