Ernest Muçi ka shënuar golin e tretë në Superligën e Turqisë. Besiktas luan kundër Ankaragucu për raundin e 33-të në Superligë, me Muçin që zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 18 minutave lojë.
Gol nga jashtë zone për Muçin, me sulmuesin e Kombëtares që befasoi portierin. Pasimi i Fernandes bëri që 23-vjeçari kuqezi mos mendohej dy herë dhe me një të majtë "të ëmbël" ia ndali sferën në rrjetë gardianit mik.
Gungordu nuk mundi të bëntë gjë tjetër veçse të shoqëronte sferën me sy, me topin që fundin e udhës kishte rrjetën. Tre gola për Muçin me Besiktas në elitë, teksa kujtojmë se sulmuesi u bashkua me "Shqiponjat" vetëm në shkurt 2024.
ernest muci, besiktas, albania pic.twitter.com/NJ1zyNSjPy
— News video (@Newsvideo13) April 19, 2024