STAMBOLL - Besiktas fitoi 1-0 derbin e Stambollit kundër Fenerbahces, sfidë kjo e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit. Ndeshja u vendos nga goli i Chamberlain në minutën e 73-të.
Këtë sfidë nga minuta e parë e nisi Milot Rashica, ndërsa në minutën 90+2 në fushë për vendasit u hodh edhe Ernest Muçi. Sulmuesit të Kombëtares iu deshën vetëm pak sekonda në fushë dhe në çastet e fundit të ndeshjes shpërdoroi një mundësi të artë i vetëm përballë portierit Livakovic, i cili e ndali.
Në fund Besiktas mposht me një gol Fenerbahcen e Mourinhos dhe me 25 pikë ngjitet në vendin e katërt. Fenerbahce me 32 pikë ndodhet në pozitën e dytë, tre pikës pas kryesuesve të Galatasaray.
Don’t know how Muçi missed this mam… pic.twitter.com/7ky2t9DXXD
— Albanian football???????? (@ALBfootball) December 7, 2024