VIDEO/ Estoni, makinat ecin
mbi detin Baltik 'për t'i rënë shkurt'

VIDEO/ Estoni, makinat ecin<br />mbi detin Baltik 'për t'i rënë shkurt'
Një rrugë ku nuk është nevoja të vendosësh rripin e sigurimit e ku ujqërit mund të jenë shoqëruesit tuaj më të mirë. Estonia ka hapur rrugën e parë të akullt, duke shkurtuar kështu rrugën që përshkojnë shoferët për të arritur në një destinacion të caktuar, ndërsa kalojnë mespërmes detit Baltik.

Distanca prej gati 30 kilometrash nga një qytet në tjetrin shkurtohet me rreth 5 kilometër falë kësaj rruge, si llojii të cilës hapen çdo vit. Rruga qëndron e hapur nga ora 10 deri në 17 dhe mund të përshkohet vetëm nga një kategori e caktuar makinash.

Shoferët dhe pasagjerët nuk lejohen të vendosin rripin e sigurimit, pasi ekziston rreziku i mbytjes, rast në të cilin nevojitet dalja urgjente nga mjeti. 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje