VIDEO, Euro 2024/ Kalimi në çerekfinale, Erdogan telefonon kombëtaren turke! Mesazhi për Arda Guler: T'i puth sytë

VIDEO, Euro 2024/ Kalimi në çerekfinale, Erdogan telefonon kombëtaren turke! Mesazhi për Arda Guler: T'i puth sytë

Kombëtarja e Turqisë

Turqia fitoi të martën 2-1 me Austrinë në Euro 2024 dhe kaloi në çerekfinale, aty ku i pret Holanda. Festa ka qenë e madhe te Turqit, teksa në dhomën e zhveshjes i është bashkuar edhe presidenti Erdogan, edhe pse në mënyrë virtuale.

Kreu i shtetit turk ka telefonuar ekipin dhe ka shprehur gjithë mbështetjen e popullit për ta, teksa nuk ka kursyer lëvdatat.

Erdogan i ka nisur urimet me trajnerin Montella duke e falenderuar fillimisht në italisht trajnerin.

"Nuk munda të vij sepse këtu ka shumë punë shtetërore. Por unë po ju ndjek hap pas hapi. Sot isha me ju. Të përqafoj me gjithë zemër”, tha ai.

 “Jam i sigurt për këtë, faleminderit”, ia ktheu Montella.

Më pas lideri turk zgjodhi të përshëndeste yllin 19-vjeçar të Real Madrid, Arda Güler, të cilin e përgëzoi për performancën e mbrëmshme.

"Të dy këndet e golave ishin madhështore. I the Merihut të merrte topin dhe të shënonte. Merihu vërtet bëri mrekulli në të dy golat, ai mori këndin dhe shënoi. Ti puth sytë", i tha Erdogan djaloshit të talentuar.

Më pas një komunikim me talentin e Gallatasarait, Barış Alper Yılmaz, me të cilin kanë lindur në të njëjtin qytet.

"Si bashkatdhetar i imi, edhe unë prisja një gol nga ti. Do të ishte shumë më madhështore nëse do ta kishit shënuar golin", i tha Erdogan sulmuesit, ndërsa ai iu përgjigj, duke thënë: “Shpresoj të shënoj në ndeshjen e radhës zoti President”.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin