Ministri skocez, Humza Yousaf, ka shpërthyer në lot teksa ka bërë e dije dhe ka humbur kontaktet me familjen e tij në Gaza mbrëmjen e kaluar. Në një intervistë për “Sky News”, Yousaf tha se prindërit e gruas së tij janë bllokuar në Gaza.
Teksa fshihte herë pas here lotët Yousaf tha:
“Nuk mund t’ju them, sa i pafuqishëm dhe i panevojshëm ndihem. Jo vetëm për vjehrrën dhe vjehrrën time. Nuk ka rëndësi kush je. Pavarësisht nëse je ministër i parë, je gazetar, kushdo qoftë, instinkti juaj i parë është të mbroni familjen tuaj sa më mirë të mundeni. Dhe unë jam plotësisht i pafuqishëm. E vetmja gjë që mund të bëj është të ndaj historinë e tyre”.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë korridore humanitare, t’i japë fund ndëshkimit kolektiv, të lejojë furnizimet të hyjnë dhe të lejojë njerëzit e pafajshëm të Gazës të largohen.
Po ashtu ai ka bërë edhe një postim në platformën X (ish-Twitter) ku shkruhej:
“Faleminderit për urimet tuaja të mira, kam frikë se nuk kemi dëgjuar nga vjehërrit e mi. Shqetësimi im është për të gjithë njerëzit e pafajshëm që vuajnë për një krim që nuk e kanë kryer. Nëse nuk votuat për paqen, ndërsa fëmijët po vdesin, atëherë nuk e di si fleni natën”.