Video/ Fëmijët e Tiranës dhurata për moshatarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti, nis 'Operacioni Kutia'

TIRANË- Dhuratat për Festat e fundvitit nuk do të mungojnë as për fëmijët e prekur nga tërmeti në zonat Durrës, Thumanë dhe Krujë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lançuar nismën më të re “Operacioni Kutia”, që synon t’i vijë në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit sikurse gjithë fëmijët e tjerë.

Veliaj fton të gjithë të vegjlit e kryeqytetit që të përgatisin një pako me lodra dhe një urim për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve të tyre.

“Një maaal me dhurata! A je gati per OperacioniKutia? Merr një kuti boshe këpucësh, mbushe me gjërat që do doje t’ia dhuroje një shoku/shoqeje, vendosi emrin tënd, moshën, pusullën me urimin e ngrohtë të festave, dhe së bashku do t’ua dërgojmë fëmijëve të prekur nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Laç dhe Krujë”, shkruan Veliaj.  

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës