Diego Armando Maradona përjetoi një moment shoku në përfundim të ndeshjes me Nigerinë, teksa të gjithë bashkëkombësit e tij po festonin kualifikimin e Argjentinës. Në një video nga tribuna VIP, 53-vjeçari shihet në gjendje të rëndë, teksa ndihmohet nga disa persona aty, që të ulet në karrige, pasi këmbët nuk i mbanin më.
Ai kishte festuar si i çmendur më parë të dy golat e Argjentinës, veçanërisht atë të Rohos në minutat e fundit, gol që solli edhe kualifikimin.
Komento