Një zjarr ka shpërthyer në një lokal druri në bregdetin e Darezezës. Inspektorë të ISHTI kanë mbërritur në Darezeze të Fierit, për të parë nga afër situatën në lokalin që u përfshi nga flakët. Pas verifikimit të kushteve inspektorët konstatuan se lokali prej dërrase është përfshirë nga flakët, por kjo nuk ka ndodhur për shkak te bomboles se gazit. Situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik ndërsa nga flakët ka vetëm dëme materiale. Inspektorët kanë parë nga afër kushtet teknike në të cilat ishte vënë në punë bombola që ndodhej në lokal ndërsa po bëjnë raportin përkatës për këtë ngjarje.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

VIDEO










