Elita e futbollit spanjoll, La Liga, nisi këtë javë sezonin e ri 2026-27. Në 'Metropolitano' të Madridit, vendasit e Atleticos fituan 2-0 kundër Malagas në një përballje që u vendos nga dy supergola.

Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa duhej supergoli i Lee Kang-in në minutën e 70-të që Atletico të merrte avantazhin. Koreano-jugori u hodh në fushë në minutën e 57-të dhe bëri që vendasit të 'çliroheshin'.

Pesë minuta përpara fundit të sfidës, Alex Baena ktheu në gol një goditje dënimi për të 'vulosur' fitoren 2-0 të Atleticos. Tanimë ekipi i Simeones i bashkohet Alaves, Espanyolit dhe Sevillas që kanë nga tre pikë pas ndeshjeve të para.

Ndërkohë raundi i parë i La Ligas do të zhvillojë edhe katër ndeshjet e mbetura.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?