Video/ Filmohet vdekja tragjike
e një mundësi të ri në Rusi

Video/ Filmohet vdekja tragjike<br />e një mundësi të ri në Rusi
Pamjet tronditesë të vdekjes së një mundësi 20-vjeçar nga Rusia janë regjistruar në një video amatore në Ulan-Ude, qendrën e republikës së Buryatuas në Rusi.
 
Video është bërë virale në të  gjitha websitet e medias së huaj.
 
Yury Vlasko po shëtiste në brigjet e Liqenit Baikal me një mikun e tij.
 
Ai ishte pjesëmarrës në turneun e kampionatit europian të mundjes që po zhvillohej në Ulan-Ude në fund të korrikut.
 
Të dy janë konfrontuar me një grup djemsh vendas, të cilët janë përleshur fizikisht duke përdorur dhe armë të ftohta.
 
Në video shikohet se Vlasko goditet nga dy persona; i pari e rrëzon në tokë, kurse i dyti e godet pas koke disa herë me një shufër hekuri.
 
Ai nuk lëviz më derisa vdes.
 
Plagët e shkaktuara nga goditjet në qafë dhe kokë ka qenë fatale për të riun mundës.
 
Dy vrasësit janë arrestuar nga polica dhe do të vuajnë dënimin ˝burgim të përjetshëm˝.
 
Ata rezultonin të ishin persona me precedentë penalë.
 
Yury Vlasko ishte shpallur dy-herë Kampion Europe për kategorinë ˝junior˝ (nën moshën 20 vjeç ) në stilin e mundjes së lirë.
 
Në turneun e fundit ku ai konkuroi, Vlasko fitoi medaljen e artë.
 
Ai synonte të merrte pjesë në të ardhmen në Lojërat Olimpike.
 
Vlasko u varros me nderime nga familjarët në fshatin e tij të lindjës, Osa.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema