VIDEO/ Fitoi medaljen e artë, më pas sportisti i propozon të dashurës për martesë

VIDEO/ Fitoi medaljen e artë, më pas sportisti i propozon të dashurës për martesë

Salvatore Maresca duke propozuar të dashurën

Emocion i dyfishtë për Salvatore Maresca, gjimnastin napoletan, i cili mbrëmjen e djeshme pasi fitoi medaljen e artë në disiplinën e unazave në kampionatin World Challenge Cup në Paris, u gjunjëzua para të dashurës së tij, duke e surprizuar me një propozim prekës për martesë.

I njohur me pseudonimin "Thor", Maresca fitoi medaljen e artë duke përfunduar testin e tij me 14700 pikë dhe duke triumfuar në një nga garat më prestigjioze të gjimnastikës .

“Të gjithë e dimë që Parisi është qyteti i dashurisë, prandaj do të doja të dashurën time pranë, kam një propozim për të bërë”, tha ai menjëherë pas fitores, duke ftuar partneren e tij Maria Pia Tito.

Kështu, duke iu afruar asaj, ai u gjunjëzua dhe i tregoi një unazë , duke i bërë asaj pyetjen e pritshme. Vajza filloi të qante dhe të kërcente nga gëzimi, duke shqiptuar një “po” emocionale. Kampioni më pas hoqi medaljen e tij për ta vendosur në qafën e bashkëshortes së tij të ardhshme, ndërsa publiku në Açor Hotel Arena në Bercy u bashkua me duartrokitje të forta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën