Serie A e futbollit është në javën e 15-të, teksa janë zhvilluar disa nga duelet. Raundi nisi me fitoren 3-2 të Napolit kundër Udineses. Në shtëpi të besuarit e Spallettit kanë marrë fitoren e 13 radhazi, teksa janë të vetmit që nuk kanë pësuar asnjë humbje. Lecce fitoi 0-2 në transfertë me Sampdorian. Bologna fitoi 3-0 me Sassuolon.
Në "Diego Armando Maradona" Napoli fitoi 3-2 me Udineses për javën e 15 në Serie A. Të kaltrit ia dolën të shënojnë dy gola në pjesën e parë, teksa kjo fitore i mban në krye të Serie A dhe në distancë nga ndjekësit. Ndeshja u hap me golin e Osimhen në minutën e 15, teksa Zielinski me një perlë në të 31 minutë shënoi golin e dytë. Në të 58 minutë Elmas gjeti të tretin. Në 10 minutat e fundit Udinese shënoi dy herë me Nestorovski në të 80 dhe Samardzic në të 82 minutë, duke i bërë dramatike momentet e fundit. Me 41 pikë Napoli mban vendin e parë në Serie A, teksa Udinese me 24 pikë qëndron në vendin e tetë.
Në "Marassi", Sampdoria humbi sërish për javën e 15 në Serie A. Dorianët e mundën 0-2 nga Lecce, me skuadrën e Stankovic që po kalon momente të vështira në fundin e klasifikimit të Serie A. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Colombo në minutën 45+1, teksa Banda në minutën e 83 shënoi golin e dytë. Lecce ia del që të marrë fitoren e dytë radhazi, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve në vendin e 15-të. Me vetëm gjashtë pikë Sampdoria mban vendin e parafundit në renditje.
Bologna fitoi 3-0 me Sassuolon për javën e 15 në Serie A. Të besuarit e Thiago Motta-s nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren, duke hapur ndeshjen në minutën e 30 me Aebicher. Pjesa e dytë është zhvilluar me ritëm të njëjtë, teksa Arnautovic në të 50 dhe Ferguson në minutën e 78 mbyllën llogaritë e takimit. Bologna rikthehet te fitorja pas humbes së një jave më parë kundër Interit, duke mbajtur vendin e 11 në klasifikim me 19 pikë. Sassuolo me 16 pikë qëndron në vendin e 14-të.
Rezultatet:
Napoli 3-2 Udinese
Sampdoria 0-2 Lecce
Bologna 3-0 Sassuolo
Bologna fitoi 3-0 me Sassuolon për javën e 15 në Serie A. Të besuarit e Thiago Motta-s nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren, duke hapur ndeshjen në minutën e 30 me Aebicher. Pjesa e dytë është zhvilluar me ritëm të njëjtë, teksa Arnautovic në të 50 dhe Ferguson në minutën e 78 mbyllën llogaritë e takimit. Bologna rikthehet te fitorja pas humbes së një jave më parë kundër Interit, duke mbajtur vendin e 11 në klasifikim me 19 pikë. Sassuolo me 16 pikë qëndron në vendin e 14-të.
Sampdoria humbi sërish për javën e 15 në Serie A. Dorianët e mundën 0-2 nga Lecce, me skuadrën e Stankovic që po kalon momente të vështira në fundin e klasifikimit të Serie A. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Colombo në minutën 45+1, teksa Banda në minutën e 83 shënoi golin e dytë. Lecce ia del që të marrë fitoren e dytë radhazi, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve në vendin e 15-të. Me vetëm gjashtë pikë Sampdoria mban vendin e parafundit në renditje.