TIRANE - Një video - mesazh që fton të përkujtojmë eksodin e kosovarëve drejt Shqipërisë, 15 vjet më parë, është shpërndarë sot në rrjetet sociale nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Në video flasin qytetarë shqiptarë, që kanë pritur në shtëpitë e tyre qytetarët e Kosovës, tek i iknin luftës, por edhe të rinj kosovarë, që kur ishin të vegjël, gjetën mikpritje në Shqipëri.
Videoja, më shumë se një përkujtim, është në radhë të parë një ftesë për t'u ritakuar pas 15 vjetësh në Kukës, në datën 16 prill, shqiptarë e kosovarë sëbashku, në një realitet dhe moment tjetër historik, kur Kosova është bërë një shtet sovran. Qeveria shqiptare ka planifikuar të shfaqë në Kukës, koncerte të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, të këngëtarëve të rinj, shfaqje të cirkut, tryeza me gatime tradicionale të të dy vendeve etj.
Takimin në Kukësin, qytetin-portë që priti dhe shpërndau më pas nëpër Shqipëri, mijëra refugjatët e luftës, e ka njoftuar në Kosovë para pak ditësh edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë takimit me homologun e tij Jakup Krasniqi.

(Në foto: Pjesë nga video)
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta, Krasniqit: Në 16 prill do të përkujtojmë eksodin