VIDEO/ Futbollisti i Kombëtares bëhet hero në Rumani, i shpëton jetën kundërshtarit
Futbollisti i ekipit të Iasit, Laurentiu, në minutën e 10 të takimit goditi qëllimisht kundërshtarin Valentin Mihaila. Ky i fundit mbeti i shtrirë në fushë pa ndienja. Lojtarët që ishin në fushë me në krye Kamer Qakën thërritën me urgjencë mjekët, por para se të vinin ata, shqiptari i dha ndihmën e parë kundërshtarit.
Momenti i përplasjes në fushën e lojës
Ernest Koçi 6 Nëntor 2018, 13:29 | Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 13:32
Futbollisti i kombëtares shqiptare Kamer Qaka është shndërruar në hero në Rumani. Në ndeshjen e fundit që ekipi i tij Poli Iasi luajti kundër Krakovës, një përplasje në fushën e lojës për pak përfundoi në tragjedi.
Futbollisti i ekipit të Iasit, Laurentiu, në minutën e 10 të takimit goditi qëllimisht kundërshtarin Valentin Mihaila. Ky i fundit mbeti i shtrirë në fushë pa ndienja. Lojtarët që ishin në fushë me në krye Kamer Qakën thërritën me urgjencë mjekët, por para se të vinin ata, shqiptari i dha ndihmën e parë kundërshtarit.
Siç veprohet në të tillë raste, Qaka e ktheu në anë Valentin Mihaila-n. Më pas mjekët i dhanë ndihmën e nevojshme dhe futbollisti u transportua me urgjencë drejt spitalit, aty ku më pas është përmendur.
Fatmirësisht moment i vështirë kaloi dhe ankthi që kishte mbërthyer të gjithë u largua. Pas disa orësh klubi i Poli Iasit nëpërmjet drejtorit të përgjithshëm Horia Sabo në një deklaratë për mediat u shpreh: “Klubi i Poli iasit shpreh keqardhjen për indidentin që ndodhi në minutën e 10 të takimit kundër Krakovës ku mbeti i dëmtuar futbollisti Mihaila. Përtej rivalitetit në fushë, futbolli është një sport dhe veprime të tilla si ai i lojtarit tonë nuk ka vend në fushë.
Për këtë është i vetëdijshëm edhe Laurentiu, i cili mbrëmjen e kaloi në spital gjatë kohës që Mihaila merrte ndihmën mjekësore. Të gjitha shpenzimet e spitalit për Mihaila do të jenë të garantuara nga klubi ynë. Nga moment i parë kemi ofruar edhe ndihmën e doktorrit që kemi në klub.”-përfundoi zyrtari i Poli Iasit.