BULLGARI - Ngjarje e çuditshme në elitën e futbollit bullgar. Në sfidën e fundjavës që lamë pas, Arda Kardzhali priste në shtëpi gjigantët e Levskit të Sofias, teksa organizatorët kanë bërë një gafë që nuk ishte dëgjuar më parë.
Arda Kardzhali kërkoi nga delegatët e ndeshjes që të mbanin një minutë heshtje për ish-lojtarin e tyre, Petko Gançev, që iu aprovua. Të dyja skuadrat dolën në fushë dhe ndeshja nisi me një minutë heshtje, teksa gafa u zbulua më pas.
Ish-futbollisti Petko Gançev është ende gjallë dhe klubi i ndodhur në Bullgarinë jugore në qytetin e Kardzhali kërkoi ndjesë.

"Klubi i PFC Arda dëshiron t'i shprehë një ndjesë të madhe ish-lojtarit të Arda-s, Petko Gançev dhe të afërmve të tij pasi klubi mori informacione të gabuara për vdekjen e tij”, shkruan klubi bullgar.
Lajmi ka bërë xhiron e medieve dhe klubi i Arda është kritikuar për mungesën e informacionit që çoi në një situatë qesharake, paçka qëllimit të mirë.
Unbelievable scenes in Bulgaria! Arda's match against Levski Sofia began with a minute of silence for ex-player Petko Ganchev… only to later find out he’s alive! The club has since issued an apology. A truly bizarre moment in football pic.twitter.com/R4nTlsYHxY
— tether.bet (@tether_bet) March 17, 2025
Komente

