Lojërat elektronike (video games) nuk shërbëjnë vetëm si një mjet për t’u argëtuar por janë të dobishme edhe për shëndetin.

Në veçanti të ashtuquajturit “exer-games” ndikojnë në stimulimin e aktivitetit cerebral dhe fizik.

Me anë të tyre janë kryer eksperimente në neuro-rehabilitimin e pacientëve të sëmurë me Parkinson, të personave që kanë pësuar infarkt, në dobësimin e fëmijëve obezë ose personave të nënshtruar ndaj terapive kundër kancerit.

Promovimi i këtyre lojërave elektronike vjen nga mjekë pediatër, psikologë dhe farmacistë të universitetit Utah, në Salt Lake City.

(xh.k/shqiptarja.com)