(VIDEO) Gara me makina te 'Unaza e Re', policia me kamera 'spiune', kap shkelësit në rrugë

TIRANE - Unaza e Madhe e Tiranës vijon të përdoret nga drejtuesit e automjeteve për gara shpejtësie. Nga kamerat spiune të policisë rrugore në akset problematike, janë evidentuar raste kur shoferët e përdorin rrugën si mjet argëtimi dhe adrenaline. Për dy orë kontrolle në rrugë, janë evidentuar 45 drejtues automjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 

Policia Rrugore njofton se, "duke monitoruar rrugët urbane dhe interurbane kryesore me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore të shkaktuara nga shkeljet si: Garat me shpejtësi, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat urbane, ngarkesat e çrregullta dhe të pasistemuara, qarkullimi në korsitë e ndërrimit të shpejtësisë, mosrespektimi i sinjaleve vertikale urdhëruese dhe kufizueze në këto rrugë, kapërcimi i rrugës nga këmbësorët jo në mbikalimet e përcaktuara etj".

Kjo ishte gama e shkeljeve të cilat u konstatuan nga shërbimet e parandalimit dhe sigurisë në trafikun urban dhe ato në linja jashtë qytetit, ku përgjatë 2 orëve patrullim me përzgjedhje, nga u evidentuan dhe 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku rrezikshmëria është akoma më e madhe, pasi shumica e konstatimeve janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës njofton gjithashtu se do ushtrojë kontrolle të rrepta gjatë fundjavës me mjete speciale si radar, drager, dron e kamera për të evidentuar dhe ndëshkuar ata që abuzojnë duke u bërë rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?