Video/ Gatja në gjyq mes Alikos e Vandamit, harron datëlindjen
Gate Mahmutaj, djali i tij Vandami, Arbjon Aliko dhe 5 të pandehur të tjerë u ulën në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë nën akuzë si pjestarë të një grupi të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë dhe kultivim droge. VIDEO
TIRANË - Seanca e parë pas një viti hetimesh për sulmin e armatosur kundër policisë në aksionin e 2014-ës në fshatin e Lazaratit, ka nisur me shtyrje. Gate Mahmutaj, djali i tij Vandami, Arbjon Aliko dhe 5 të pandehur të tjerë u ulën në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë nën akuzë si pjestarë të një grupi të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë dhe kultivim droge.
Nga 16 persona që akuzohen si pjesë e kësaj organizate në seancë ishin vetëm 8 persona, dy prej tyre kishin sjellë deklaratë që nuk do të ishin të pranishëm në seancë, ndërsa gjashtë të tjerë janë ende në kërkim dhe do të gjykohen në mungesë.
Tetë të pandehurit kanë qenë të gjtihë pas kafazit të hekurt por ra në sy se Gate Mahmutjt ishte ulur mes Arbjon Alikos dhe djalit të tij Vandamit.
Kryesuesi i seancës Klodian Kurushu ka nisur me Gate Mahmutajt verifikimin e gjeneraliteteve. Në këtë seancë të parë Gatja i vetëdorëzuar në operacionin “Lazarati 2014” harroi datën e lindjes duke u përgjigjur vetëm me moshën e tij dhe vitin e lindjes. Ai tha fillimisht vitin e lindjes 1968 e më tej u kujtua se muaji i lindjes është marsi...U desh pak dhe Gate Mahmutaj tha edhe datën, 18 mars, por nga zërat që dëgjohen nga djali i tij Vandami, edhe kjo datë duket se nuk është e saktë.
Razip (Gate) Mahmutaj, Arjan (Servet) Basha , Gurgaz Skenderi, Matjas Bocai, Arbjon Aliko , Vandam Mahmutaj, Lorenc Bregu (Cobaj), Drini Aliko janë personat që ishin këtë të mërkurë në sallën e gjyqit, ndërsa Florian Shurdhi e Ramadan Basha nuk ishin të pranishëm por paraqiten deklaratë për mospjesëmarrje në seancë.
Altea Haska, Enrik Skenderi, Engliend Aliko, Alfred Proko , Klajdi Karemani, Beqo Brahimi nuk ishin të pranishëm në seancë. Sipas prokurorisë këta persona janë ende të pa arrestuar.