Situata te Milani nuk është aspak e mirë. Si të mos mjaftonte përshtjellimi që ka sjellë sulmuesi Higuan, “djalli” ka humbur edhe Superkupën e Italisë ndaj Juves. Ekipi i drejtuar nga Gatusso u mposht 0-1 pasi Cristiano Ronaldo realizoi një gol në limitet e pozicionit jashtë loje (për disa ishte i parregullt).
Të gjitha këto ngjarja kanë sjellë acarimi në ambientin e Milanit, ku mbi të gjithë ashtu siç pritej më i papërmbajtur ka qenë trajneri Gatusso. Me të mbërritur në Itali ai është ndeshur me gazetarët të cilët i kanë drejtuar disa pyetje.
Gatusso nuk ka qenë fare i qetë në ato momente dhe në përpjekje për t’u larguar i ka hedhur në tokë celularin njërit prej gazetarëve.