VLORË - "Giro d'Italia" do vijojë këtë të diel (11 maj) me Etapën e Tretë dhe atë finale në tokën shqiptare, e gjatë 160 kilometra. Gara e sotme spostohet në Vlorë, në një terren dhe reliev që pritet të sjellë rivalitet mes çiklistëve. Etapa e Tretë pritet të fillojë në kilometrin 0 rreth orës 13:15 dhe 160 kilometrat pritet të përfundojnë rreth orës 17:26 po në Vlorë. Sot pritet rivalitet, me "Giron" që kalon në fshatrat e bregdetit të jugut dhe kulmon me ngjitjen e "Qafës së Llogarasë", ndërsa e gjithë pamja mbetet për t'u shijuar.
Itinerari - Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparoit, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.
Terreni - Një skenë e gjallë me një fillim dhe fund shumë të ngushtë. Rruga është në thelb një unazë mali rreth 'Majës së Qores' (mbi 2000 m e lartë në buzë të detit). Më pas "karvani rozë" udhëton në juglindje përgjatë luginës së Lumit Shushicë në rrugë të gjera e të rrjedhshme.
Në det arrihet nëpërmjet Qafës së Shakellës, ku fillon një segment prej mbi 40 km rrugë bregdetare me kthesa dhe ngjitje e zbritje të shumta deri në ngjitjen e Qafës së Llogarasë prej rreth 11 km me pjerrësi mbi 7%. Pason një zbritje e shpejtë për në Vlorë. 3 km e fundit janë bregdetare, praktikisht të sheshta me ndryshime të shkurtra drejtimi për të lidhur disa rrugë të drejta. Pistë e fundit prej 1200 m në asfalt me gjerësi 8 m.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.4%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 777
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fshati Bishaj ende i izoluar, fëmija i goditur nga mushka dërgohet me helikopter te Trauma (VIDEO)
12 Janar, 12:05
-
Ktheu apartamentin në Sarandë në ‘shtëpi bari’, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori, e pësojnë dhe 4 punonjës të OSHEE (EMRAT+VIDEO)
12 Janar, 10:30
-
‘Gjelbërimi’ dhe ‘Pastrimi’ shkrihen në një drejtori, 60 punonjës në protestë para Bashkisë së Vlorës: Na detyrojnë të kryejmë edhe pastrimin ose na heqin nga puna
12 Janar, 10:28
-
Aksioni për pastrimin e Plazhit të Vjetër në Vlorë, Rama publikon pamjet
11 Janar, 17:11
-
Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar Matogjin-Bashaj pas rrëshqitjeve të dherave, policia vendos shiritin e sigurisë
11 Janar, 16:11
-
'S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt', Myrto Uzuni reagon pas akuzave pasi bleu hotelin në Palasë
11 Janar, 15:20
-
SPECIALE/ Historia e panjohur e Malçanit, qytetit antik në brendësi të tokës së bregdetit Jon (VIDEO)
11 Janar, 12:50
-
Aksident rrugor në Novoselë, shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me bordurën anësore
11 Janar, 09:15
-
Futbollisti Myrto Uzuni i hyn biznesit në Shqipëri: Finalizova blerjen e një hoteli në Palasë
10 Janar, 20:38
-
Rritet sërish niveli i ujit në lumin Vjosa, rrezikohet dalja e tij nga shtrati! Shkak prurjet nga zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës
10 Janar, 16:58
-
Rrëshqitja e dheut shkatërroi 2 shtëpi, Report Tv në Vajzë të Vlorës! Banorët në dhimbje për mundin e jetës: Ishte tmerr, oborri po shembej
10 Janar, 15:47
-
Rrëshqitje dherash në fshatin Bashaj, banorët për Report Tv: Jemi të izoluar, duam zgjidhje! Specialisti i Bashkisë Selenicë: Shkak, erozioni, të mundësohet rrugë alternative
10 Janar, 14:00