Në kohën kur kancelarja gjermane Angela Merkel po mbante një video konferencë, me kryeministrat e landeve në lidhje me shtrirjen e masave të bllokimit në të gjithë vendin, një makinë raportohet të jetë përplasur në portat e ndërtesës së Kancelares.
Imazhet e paverifikuara të shpërndara në rrjetet sociale treguan një makinë me një mesazh të shkruar në njërën anë të saj, "Ju vrasës të fëmijëve dhe vrasës të të moshuarve".
Fotografitë e tjera nga vendi i ngjarjes treguan gjithashtu shkruhej në të barrdhë "Stop Globalization Politics", ( Jepni fund politikave të globalizimit).
Në bazë të të dhëave të policisë është arrestuar i dyshuari dhe porta po rregullohet, pa dhënë detaje të tjera.
# SON DAKİKA Bir kişi Bakanlar kurulu devam ederken #Almanya Başbakanlığa girmek istedi #Merkel pic.twitter.com/oNPFCcu5oc
— İlhan Atasoy (@ilhan_atasoy) November 25, 2020