VIDEO/Gjyshja rebele largohet nga
azili... për të bërë tatuazhin e parë

VIDEO/Gjyshja rebele largohet nga<br />azili... për të bërë tatuazhin e parë
Kur 57-vjeçari Tony Sellers me profesion shofer kamioni shkoi të vizitonte nënën e tij në azil, ajo ishte zhdukur. 80-vjeçarja Saddie, gjyshe e 11 fëmijëve, ishte larguar pa njoftuar askënd. Arsyeja? Donte të bëntë tatuazhin e saj të parë! 

"Pyeta atë shokun (artistin që bën tatuazhe) se sa kohë do më duhej të bëja tatuazhin dhe ai më tha që kishte mbaruar 5 minuta më parë. Nuk ndjeva asgjë!" - tha 80 vjeçarja. "Kur je në moshën time, duhet të jetosh jetën në maksimum. 

Djalit të saj nuk i besohej: "Hyra brenda dhe çfarë të shihja, përpara meje qëndronin tre djem trupmëdhenj të të 20-ave, të mbuluar me tatuazhe dhe në mes të tyre ishte nëna ime, që po bënte një për vete. Zakonisht është shumë e 'ngurtë' dhe e rezervuar, por ka raste që shan si një lundërtar i acaruar".

E pyetur se çfarë do të mendonte familja e saj për tatuazhin e ri ajo tha: "Nuk më plas fare"!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk