Presidenti Bajram Begaj, uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj thekson se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.
“Urime të përzemërta, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, - shkruan Begaj teksa shtoi 'Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë'.
Një mesazh urimi erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.
Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkroi Rama në X.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota, pas një seance të jashtëzakonshme. Akademikja Justina Shiroka-Pula u propozua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, pasi paraprakisht dy emrat e tjerë, Glauk Konjufca e Feride Rushiti u refuzuan nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Lajm në përditësim…

Kryeministri Rama ka uruar presidenten e re të Kosovës Justina Shiroka – Pula.

Komente
Komento