Kameramanja hungareze që u bë e njohur pasi goditi emigrantët sirianë është shkarkuar nga televizioni ku punonte dhe do të përballet me një hetim penal. Në një komunikatë për mediat, televizioni N1TV njoftoi pushimin nga puna të kameramanes së dhunshme.
“Sot, një kolege nga N1TV bëri një sjellje të papranueshme në qendrën Roezke. Ajo është shkarkuar menjëherë nga puna”,- thuhet në komunikatën e televizionit.
Petra Lazlo është filmuar në dy raste duke qëlluar me shqelma refugjatët sirianë që përpiqeshin t’i shpëtonin kordonit të policisë hungareze.Televizioni N1TV ka qenë në pronësi të partisë së ekstremit të djathtë Jobbik, e cila është kundër emigracionit.
/Shqiptarja.com

FOTO