Nëse doni të kuptoni se çfarë modeli promovon prej vitesh Armand Duka në Federatën Shqiptare të Futbollit, mjafton të shikoni këtë video skandaloze. Burri në rreth quhet Lazer Matija, njeriu që Armand Duka sapo zgjodhi në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, duke manipuluar zgjedhjet përmes së njëjtës skemë që vodhi edhe në zgjedhjet e Tiranës.
Rasti në video ilustron një ndeshje ndërkombëtare futbolli të ekipit të Vllaznisë për femra në vitin 2014, kohë kur Lazer Matija ishte President i saj. Njeriu i Dukës, që në këtë video shfaqet si rrugaç, ka hyrë në fushë me dhunë dhe ka tentuar të godasë fizikisht gjyqtaren kryesore të ndeshjes. Por, në pamundësi për ta kryer atë akt, e ka pështyrë dy herë atë në fytyrë.
Një sjellje që duhet të ishte dënuar me masën më të rëndë të mundshme për një President të padenjë ekipi femrash, që tenton të godasë një femër (nga video duket edhe një objekt me ngjyrë të zezë i hedhur në drejtim të saj) dhe më pas e pështyn atë.
Rastet e dhunës dhe huliganizmit në sport të njeriut që sot Armand Duka promovoi për të përfaqësuar futbollin shkodran nuk janë pak. Jo më larg se në nëntor 2021, Matija do të përsëriste dhunën fizike edhe ndaj vetë gjyqtarëve. FSHF mbylli syrin pavarësisht provave të shumta, duke u mjaftuar vetëm me dy ndeshje pezullim. Dhe shpërblimi nuk mungoi. Pikërisht sot, si Lazër Matija, ashtu edhe dy delegatët e tjerë Edi Martini dhe Alfred Pjetri, të cilët u zgjodhën për asamblenë e 2 marsit, mbështesin Armand Dukën si president të ardhshëm. Skema e Dukës për të vjedhur zgjedhjet, pavarësisht paralajmërimit të Ceferin se do të sjellë vëzhgues për të garantuar zgjedhje transparente, duket se po funksionon.
K.T./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve
23 Dhjetor, 16:04
-
Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore
23 Dhjetor, 11:59
-
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
23 Dhjetor, 11:10
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor, 19:07
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Shkodër, i vjedhin në rrugë çantën me 170 000 lekë dhe paketa me cigare, arrestohen hajdutët
20 Dhjetor, 11:13
-
Do zhvillojë turizmin në Shkodër, drejt përfundimit rruga e re Shëngjin-Velipojë (VIDEO)
20 Dhjetor, 08:23
-
Shkodër/ Miratohet buxheti 29 milionë euro për 2025! Opozita bën ‘mosbindje civile’
19 Dhjetor, 20:44
-
Dhunë në futbollin e femrave, Disiplina pezullon 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit, goditi lojtaret e Partizanit
19 Dhjetor, 18:11
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor, 15:05