TURQI - Ernest Muçi po konfirmohet si një nga lojtarët më në formë të Trabzonsporit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte sërish protagonist në Superligën turke, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në humbjen 4-3 në transfertë të Trabzonsporti kundër Genclerbirligi.
24-vjeçari u bë vendimtar fillimisht në minutën e 50-të, kur krosoi saktë në zonë për Felipe Augusto, i cili realizoi golin e dytë për Trabzonsporin. Më pas, në minutën e 67-të, Muçi mori përsipër gjuajtjen e penalltisë dhe e shndërroi atë në gol, duke ngushtuar shifrat në 4-3.
Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer të shqiptarit, Trabzonspor nuk arriti të marrë pikë nga kjo përballje, duke u ndalur në një humbje të hidhur.
Me këtë realizim, Muçi shkon në kuotën e shtatë golave në Superligën turke, duke treguar vazhdimësi. Sulmuesi u transferua te Trabzonspor në formë huazimi nga Besiktas në fund të merkatos së verës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi do të ushtrojë të drejtën e blerjes në përfundim të sezonit.
Komente





