Cesena fitoi 1-6 në transfertë me San Donato për raundin e 36-të në grupin B të Serisë C në Itali. Sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Stiven Shpendi shkëlqeu në këtë duel, duke shënuar dhe asistuar për miqtë. Do duhej minuta e 48-të që Shpendi të shënonte golin e tretë për të tijtë dhe të parin personal.
Pas marrjes së topit nga afro 40 metër, Shpendi kalon këdo i del përpara dhe e ndal sferën në rrjetë për një realizim të bukur. Stiveni nuk do mjaftohej me kaq, teksa në minutën e 62 do asistonte për Bumbu te goli i katërt. Veç tij, në fushë në minutën e 67 u fut edhe binjaku, Kristiani.
Të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares U-21, teksa sapo rinovuan me Cesenan deri në 2026. Stiven Shpendi gjen kështu golin e 12-të sezonal, teksa 19-vjeçarët janë të kërkuar në merkato.