VIDEO/ Gol dhe asist, Sokol Cikalleshi futet nga stoli dhe i jep fitoren Konyasporit

VIDEO/ Gol dhe asist, Sokol Cikalleshi futet nga stoli dhe i jep fitoren Konyasporit

Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi vendimtar për Konyasporin në Turqi. Për javën e 13-të në elitën e futbollit turke, Konyaspori mori një fitore 2-0 në shtëpi kundër Kasimpasa. Deçiziv me gol dhe asist ishte sulmuesi i Kombëtares, i cili  u fut nga stoli dhe zgjidhi "nyjen".

Duhej minuta e 60-të e takimit, që trajneri Kelsa të bindej dhe të hidhte në fushë kavajasin në vendin e Oliveiras. Vetëm katër minuta më vonë, "ujku i golit" përfitoi nga pasimi i Morenos dhe e dërgoi sferën në rrjetë për t'i dhënë epërsinë të tijve.

Cikalleshi nuk do ndalej me kaq, teksa në të 77 minutë dhe një pasim të bukur për Guilherme për golin e dytë. Në 13 javët e këtij sezoni, Cikalleshi ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë për të tijtë, me Konyaspor që mban vendin e 15-të me 13 pikë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur