CSKA e Moskës barazoi 2-2 ndaj Rubin Kazan për raundin e 27-të në elitën e futbollit rus. Golin e dytë për miqtë e shënoi Mirlind Daku. Sulmuesi i Kombëtares po kalon një moment të shkëlqyer duke shënuar golin e tetë sezonal.

Dy minuta nga fundi i ndeshjes, Daku kontrolloi bukur një top në zonë, shmangu dy kundërshtarë dhe goditi bukur duke ia lënë sferën në rrjetë portierit. 2-2 dhe Rubin Kazan del me një pikë në transferta moskovite.

Tetë gola dhe katër asiste për Dakun këtë sezon, teksa 26-vjeçari i sulmit duket se ka bindur Sylvinhon për një ftesë në Euro 2024.